Po sot në Shkup ndodhet edhe një tjeter zyrtar i rëndësishëm i Brukselit, Johanes Hahn. Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, ka folur në hapje të konferencës. “Ditët e medias Bashkim Europian – Ballkan Perëdimor”. Ai deklaroi se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian për sa kohë nuk garanton liri të plotë të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.
“Nëse nuk përmbushen reformat për mediat të parashikuara në kapitujt 23 dhe 24, ekziston mundësia që të stopohet procesi i anëtarësimit në BE”, deklaroi komisioneri evropian. Hahn tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar, përkundrazi, sipas tij, ajo është rritur.
Më tej, gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje për mekanizmat e drejtësisë të bëjnë më shumë për këtë gjë.
“Liria e medias nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të pavarur”, ka theksuar Hahn, duke bërë apel për reformim të sistemit të drejtësisë./abcnews.al