Theo Hernandez, ylli francez i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për AS në Spanjë. Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili nuk gjeti dot hapësira tek Real Madrid, u pikas nga Paolo Madini dhe ky i fundit fluturoi drejt e në Ibiza dhe e bindi mbrojtësin të pranonte kalimin te kuqezinjtë. Nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar për Hernandez, i cili ka folur edhe për jetën në Milani, objektivat që ka klubi dhe ëndrrën e tij.
TAKIMI NË IBIZA – “Ishte një takim i këndshëm me Milanin. Më telefonoi dhe më tha të takoheshim. Në takim më tha se i kisha të gjitha shanset që të bëhesha një lojtar i shkëlqyer. Folëm për situatën në Madrid, vitet te Alaves dhe Real Sociedad. Dukeshim sikur të ishim miq prej kohësh. Fakti që një legjendë si Maldini thotë që do bëhem një lojtar i madh, normalisht që më bën të ndihem mirë. Gjithsesi më duhet të punoj shumë që ta arrij diçka të tillë.
JETA NË MILANO – “Ndihem mirë në Milano, si me ekipin ashtu edhe me klubin. Nuk e kam menduar kurrë të largohem. Do rrija deri sa të ishte e mundur. Milano është qytet i bukur dhe njerëzit këtu më pëlqejnë. Tifozët më shkruajnë shpesh në rrjetet sociale dhe më falënderojnë për bonuset në Fantast Football. Para se të mbërrija në Milano as nuk e dija çfarë ishte. Trajnerët e mi aty presin shumë nga unë”.
OBJEKTIVAT E MILANIT – “Besojmë akoma se mund ta parakalojmë Interin. Janë shkëputur pak, por e kemi për detyrë të besojmë dhe të përpiqemi deri në fund. Qëllimi im kryesor është të luaj në Champions League me Milanin dhe do të ishte diçka e shkëlqyer, pasi prej vitesh nuk janë përfshirë në katër më të mirët e Serie A.
ËNDRRA – “Kombëtarja franceze është një ëndërr. Jam duke punuar shumë që të më ftojnë. Të luaja me vëllanë tim me fanellën e Francës do të ishte me të vërtetë diçka emocionuese. Do jap gjithçka ta arrij diçka të tillë. Unë me Lucas në një klub? Ka ndodhur kur ishim pjesë e akademisë së Atletico Madrid. Ndoshta do ishte mirë të luanim së bashku”, përfundon Hernandez. /abcnews.al