VLORE- Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim të madhe për qytetarët e Vlorës. Ata jo rrallë herë kanë sulmuar qytetarët dhe pikërisht një sulm i tillë është raportuar edhe mëngjesin e sotëm.
Një grua rreth 45-50 vjeçe e cila ka qenë duke ecur përgjatë Lungomares, sulmuar nga një qen endacak i cili e ka kafshuar.
Si pasojë e plagës së marrë gruas në fjalë i është dashur që të marrë ndihmë mjekësore në spital. E.L /abcnews.al/