Ministri i Shëndetësisë polak, Adam Niedzielski u bëri thirrje qytetarëve të punojnë nga shtëpia pasi sipas të dhënave të fundit, shumica e infeksioneve janë zbuluar në vendin e punës.
“Kam marrë një raport nga Departamenti i Shëndetit dhe Sigurisë, i cili identifikon shpërthimet e fundit të Covid në vend.
Raporti përfshiu tre ditët e fundit dhe pothuajse 50% e infeksioneve të koronavirusit u identifikuan në vendin e punës, “tha Niedzielski gjatë një konference për shtyp.
Kryeministri Mateusz Morawiecki i bëri thirrje popullit të respektojnë masat për të kufizuar përhapjen e virusit dhe shprehu shqetësim për rritjen e rasteve gjatë javëve të fundit.
“Ky virus prek edhe të rinjtë; gjithnjë e më shumë njerëz po shtrohen në spital nën moshën 50 dhe 40 vjeç, dhe për fat të keq, kemi raportuar edhe viktima në moshat më të reja, “tha Morawiecki./abcnews.al