Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lukaku, nxito!”, Mertens feston rekordin dhe thumbon sulmuesin e Interit

schedule20:19 - 22 Mars, 2021

schedule 20:19 - 22 Mars, 2021

Dries Mertens i dhuroi Napolit fitoren me dy golat e shënuar kundër Romës. Ekipi i Gattusos triumfoi 0-2 në “Olimpico” dhe ndodhet në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

33-vjeçari belg, i cili është golashënuesi më i mirë i historisë së klubit italian, është ngjitur në kuotën e 100 golave në Serie A, të gjithë me fanellën e Napolit mbi super. Një arritje fantastike, rreth së cilës ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Mertens ndihet krenar për 100 golat e shënuar në kampionatin italian, teksa nuk mungon ironia ndaj Romelu Lukakut, shokut të skuadrës te kombëtarja e Belgjikës. Bomberi i Interit po luan sezonin e dytë në Itali dhe numëron 42 gola në Serie A.

Shumë krenar për këtë arritje. Jam belgu i parë që arrin të shënojë 100 gola në Serie A. Nxito Romelu Lukaku“, shkruan goleadori i Napolit në “Twitter”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!