Në Portugali e konsiderojnë si pasardhësin e Cristiano Ronaldos, teksa Atletico Madrid e cilëson si të ardhmen e skuadrës.”Colchoneros” paguan 127 milion euro për Joao Felix, duke konfirmuar besimin e madh që kanë te kualiteti i sulmuesit 21-vjeçar.
10 gola dhe 5 asiste numëron këtë sezon ylli luzitan, teksa Atletico Madrid vazhdon të kryesojë La Liga spanjolle, me 4 pikë më shumë se Barcelona dhe 6 mbi Real Madrid. 10 javë deri në fund të kampionatit spanjoll, dhe gara për kreun është më e bukur se kurrë.
Joao Felix shpreson të fitojë titullin kampion me Atletico Madrid, teksa ndalet te CR7 në një prononcim për World Soccer. “Cristiano është një shembull për të gjithë anëtarët e kombëtares portugeze. Jo vetëm për atë që ka arritur, por për gjithçka që dëshiron të fitojë.
Është një frymëzim për mua dhe lojtarët e tjerë. Ai nuk pretendon nga të tjerët më shumë seç pretendon nga vetja. Ka fituar gjithçka, por vazhdon të jetë i pangopur. Po flasim për një kapiten të madh, i cili është gjithmonë i gatshëm për të dhënë këshilla.
Përpara një ndeshje të Nations League, Cristiano erdhi tek unë dhe më tha: Joao, ruaj qetësinë dhe shijoje ndeshjen që do të luajmë“, përfundoi talenti i madh i Portugalisë dhe Atletico Madrid. /abcnews.al