Pjesmarrës në festivalin e verës në Berat, e cila përkon me 20 vjetorin e një prej kantinave më të njohura atje, ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi, foli lidhur me mundesitë e bizneseve për të zhvilluar agroturizmin ne vend.
Në festivalin e verës në Berat, ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi argumentoi se politikat fiskale të miratuara nga qeveria, i japin mundësi bizneseve shqiptare të zhvillojnë agroturizmin.
Blendi Klosi: “Qenia e kaq shumë turistëve dëshmon që sezoni nuk ka përfunduar dhe këtu në kantinën Çobo dëshmohet sesa shumë turistë kanë ardhur. 10 mijë turistë kanë shkelur kantinën vetëm gjatë 7 muajve të parë të vitit dhe kjo dëshmon që sa shumë kapacitete ka, për të forcuar biznesin, për t’u lidhur me pushtetin lokal dhe për të krijuar rrjetin e agroturizmit në vendin tonë”.
Festivali vijoi me vjeljen e rrushit nga të rinj të veshur me kostume tradicionale dhe me ritualin e shtypjes së rrushit nga vajzat e zonës./abcnews.al