Lukaku, Lautaro Martinez dhe Sanchez nuk mjaftojnë për sulmin e Interit. Antonio Conte kërkon një tjetër goleador dhe drejtuesit zikaltër kanë hedhur sytë nga Liverpool.
Calciomercato raporton se i preferuari i kryesuesve të Serie A është Divock Origi. 25-vjeçari belg nuk bën më pjesë në planet e Jurgen Klopp dhe do të largohet në fund të sezonit.
15 milion euro kërkojnë kampionët e Anglisë për të lënë të lirë sulmuesin e Belgjikës, por Interi duhet të fitojë konkurrencën me Borussia Dortmund, që e sheh Origin si pasuesin e Haaland. /abcnews.al