“Të shkuarën e kaloj me buzëqeshje”, Dembele: Tani jam më i fortë, është gjithçka ndryshe

schedule12:38 - 22 Mars, 2021

schedule 12:38 - 22 Mars, 2021

Ousmane Dembele këtë sezon është kthyer të luajë mirë dhe të shmangë problemet fizike. Sulmuesi i Barcelonës që nga ardhja e tij në vitin 2017 ka vuajtur shumë problemet e njëpasnjëshme, por tashmë ata duket se kanë shkuar.

Ai duket më i fortë dhe më potent, teksa është shndërruar në një lojtar shumë të përdorur nga Koeman. Mbrëmë Demeble ishte nga minuta e parë në fitoren 1-6 ndaj Real Sociedad dhe shënoi një gol, teksa një tjetër iu anulua pas një vendimi të dyshimtë.

 

Ai ka luajtur në 35 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 4 asiste. Pas ndeshjes ai foli për mediet dhe tregoi se tashmë nuk është më i dikurshmi, por është më i fortë dhe i sigurt në fushë.

“Unë dua t’i ndihmoj shumë shokët e mi. Sinqerisht, në vitin 2017, kur erdha këtu isha shumë i dobët. Tani kam ndryshuar shumë fizikisht dhe ndihem më mirë i përgatitur për ndeshjet. Ky vit po shkon mirë, jam përmirësuar shumë në Barcelonë.

 

Me trajnerët fizikë, mënyrën e përgatitjes për ndeshjet, gjithçka ka ndryshuar. Tani ndihem mirë me veten time, edhe pse kam luftuar me gjithë ato probleme fizike prej tre vitesh. Është një përvojë jetësore që duhet kaluar me buzëqeshje”, u shpreh Dembele. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!