Mozzik dhe Loredana po bëhen prindër për herë të dytë?

schedule12:55 - 22 Mars, 2021

schedule 12:55 - 22 Mars, 2021

Një postim që Loredana bëri ditën e djeshme la të kuptohej se ajo dhe Mozzik po planifikojnë një tjetër fëmijë. Reperja publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilës shkroi: “Kam nevojë për një bebush të dytë”.

Kaq mjaftoi që thashethemet të nisnin, por u nxitën më tej pas një postimi të dytë nga reperja. Loredana publikoi emojin e një familjeje me dy fëmijë, duke nënkuptuar se familja e tyre po shtohet. Emoji tregonte një vajzë dhe një djalë dhe për këtë arsye, fansat besojnë se reperja është në pritje të një vogëlushi.

Më tej, ajo ndau një foto të Mozzikut krah Hanës, ku shkruante: “Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë.” Megjithatë, kjo mund të jetë një lojë nga ana e reperes duke qenë se vëmendja ndaj tyre është e madhe. Ndërkaq, kujtojmë që çifti po përgatitet për të sjellë një album të përbashkët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!