Të shtunën Borussia Dortmund u ndal në një barazim 2-2 me Koln dhe pas ndeshjes Erling Haaland tregoi qartë se nuk ishte i lumtur në mimikën dhe veprimet e tij.
Në fund të ndeshjes Jorge Mere i Koln i kërkoi fanellën sulmuesit dhe ai e hoqi e ia hodhi në mënyrë aspak etike dhe të hijshme, me kundërshtarin, që mbeti i stepur nga ai veprim i norvegjezit.
Haaland e ka lënë Dortmundin në këto ditë dhe ka udhëtuar në Marbella të Spanjës për t’u angazhuar me kombëtaren. Gjatë një konference për shtyp ai flet për atë episod dhe kërkon falje.
“Isha shumë i mërzitur pas ndeshjes. Bëra një veprim të gabuar duke ia hedhur fanellën djalit që e kërkoi atë. Kërkoj falje për këtë. Nuk mund ta kontrolloja veten sepse isha i mërzitur”, u shpreh Haaland. /abcnews.al
Haaland didn't look happy after the full time whistle ? pic.twitter.com/xNz2mVrGLi
— ESPN FC (@ESPNFC) March 20, 2021