“Sulltan Novruzi”, Baba Mondi nga Kryegjyshata: Pandemia nuk na pengoi të jemi me shpirt të bashkuar

schedule11:22 - 22 Mars, 2021

schedule 11:22 - 22 Mars, 2021

Bektashinjtë kremtojnë ditën e sotme festën e Sulltan Novruzit. Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj është duke përcjellë si çdo vit mesazhin nga Kryegjyshata Botërore. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë përkujtimore e Imam Aliut, Baba Mondi u shpreh se pandemia nuk i ka penguar besimtarët që të jenë me shpirt të bashkuar.

Ashtu siç u njoftua edhe ditën e djeshme, mesazhi i kryegjyshit është duke u përcjellë në ambiente të hapura për të respektuar rregullat anti-covid.

Besimtarët bektashinjë  festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon po ashtu lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira për njëri-tjetrin. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!