Biden kritikon Turqinë pas tërheqjes nga “Konventa e Stambollit”

schedule08:55 - 22 Mars, 2021

schedule 08:55 - 22 Mars, 2021

Joe Biden ka kritikuar ashpër vendimin e Turqisë pas tërheqjes nga një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare e krijuar për të mbrojtur gratë nga dhuna.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi një dekret të shtunën duke anuluar ratifikimin e konventës së Stambollit, një traktat historik europian që mbron gratë nga dhuna.

Turqia ishte vendi i parë që e nënshkroi traktatin 10 vite më parë dhe mban emrin e qytetit të tij më të madh. Konventa kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që mbron gratë nga dhuna në familje dhe abuzime të ngjashme. Presidenti amerikan  tha se ishte i zhgënjyer, dhe se vendimi ishte një hap prapa në përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

Nga ana e saj, Turqia e sheh këtë konvent si dokument që dëmton unitetin e familjes, inkurajon divorcin dhe se referencat e saj për barazinë po përdoren nga komuniteti LGBT për t’u pranuar më gjerë në shoqëri.

Qindra gra u mblodhën në demonstrata në të gjithë Turqinë për të protestuar kundër masës.  Protestuesit mbajtën portrete të grave të vrara në Turqi,ku shkruhej “Gratë janë ato që do të fitojnë këtë luftë.”

Dhuna në familje dhe vetëvrasja mbetet një problem serioz në Turqi. Vitin e kaluar, 300 gra u vranë dhe numri i vrasjeve po rritet edhe më shumë, me 77 të vrara këtë vit, sipas grupit të të drejtave We Will Stop Femicide Platform./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!