Përkeqësimi i kushteve të motit ka sjellë probleme në disa zona të vendit.
OSHEE njofton se linja 110 kV Bulqizë-Peshkopi, aset i OST-së, është stakuar.
Lexo edhe: Mbi 80% e Dibrës pa energji, dëbora bllokon rrugët dhe rrëzon shtyllat elektrike
Gjithashtu nënstacioni Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krume, Shupenze, Peshkopi si dhe subjekte HEC – të zonës, ka mbetur pa tension.
Ndërkohë zonat që kanë mbetur pa energjie elektrike janë Qytet Kukës me rrethinat, Qytet Krumë me rrethinat, Kalimash, Vojnik, , Shupenze, Qytet Peshkopi me rrethinat.
Njoftimi:
Avari në linjën 110kV te OST
Po ju bëjmë me dije se është stakuar në avari linja 110 kV Bulqize-Peshkopi aset I OST.
Pa tension kanë ngelur:
N/St Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krumë, Shupenze, Peshkopi si dhe subjekte HEC – të zonës.
Zonat pa energji janë Qytet Kukës me rrethinat, Qytet Krumë me rrethinat, Kalimash , Vojnik, , Shupenze, Qytet Peshkopi me rrethinat.
/abcnews.al/