Megjithëse pandemia goditi fort vitin e shkuar turizmin kulturore, Kalaja e Krujës sërish shënoi numrin më të lartë të vizitorëve 25 mijë përgjatë vitit 2020. Përgjegjësi i muzeut, Klodi Loka thotë se turizmi atdhetar nuk e braktisi muzeun Gjergj Kastrioti.
Vizitorët vendas janë më të shumtë, kryesisht në fundjavë, por nuk mungojnë as turistët të cilët dalin me mbresa nga vizita në muze
“Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe gjithashtu jashtë Tiranës. Ky muze më pëlqeu shumë, pasi nëpërmjet tij u njoha me historinë e Shqipërisë në tërësi dhe historinë e Skënderbeut në veçanti” tha një turiste.
4 mijë vizitorë për dy muajt e parë të këtij viti, i ndezin shpresën turizmit kulturorë. “Muajt janar dhe shkurt janë më të dobët edhe kur është një vit normal. Shifrat shkojnë mbi 1500 gjatë janarit dhe shkurtit, 3-4 mijë vizitorë janë mirë për këto muaj të parë” tha ai.
Etnografia joshë shumë të huajt. Kalaja e Krujës, Pazari i vjetër i qytetit, si dhe muzeun etnografik, mbeten atraksione turistike./ Abcnews.al