Dy gola brenda për 7 minuta në “Olimpico” të Romës, aty ku po përballen verdhekuqtë e Romës me Napolin e Gattusos. Marash Kumbulla ndodhet në stol, teksa Elseid Hysaj e ka nisur si titullar për skuadrën mike (Rrahmani mungon për një problem muskulor).
Napoli ka kaluar në avantazh në minutën e 27-të. Goditje dënimi për djemtë e Gattusos dhe ekzekutim perfekt i Dries Mertens. Gol shumë i bukur i sulmuesit belg, i cili gjeti sërish rrjetën shtatë minuta më vonë.
https://streamable.com/y6rah7
33-vjeçari shfrytëzoi një asist të kapitenit Insigne dhe gjeti golin e dytë personal, duke u ngjitur në kuotën e shtatë golave sezonalë në Serie A.
https://streamable.com/d287jd
Avantazh i dyfishtë për Napolin, që synon fitoren e tretë radhazi në kampionat për t’iu afruar sa më shumë Atalantës së vendit të katërt, pozicion që sjell kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al


