“Kosherja” solli në skenë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi por në një version krejt ndryshe. Videoja që u bë virale në TikTok e Kryemadhit, në të cilën shihet duke kërcyer dhe imituar një personazh të njohur turk ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të Kosheres.
Aktorët e mirënjohur Erinda Demo në rolin e Kryemadhit dhe Gjergj Mena në rolin e “Boltit” sollën për të gjithë teleshikuesit e spektalit të humorit një tjetër version të videos që u bë virale. E fiksuar pas komenteve, Monika kërkon të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen gjatë fushatës. Çfarë po ndodh në LSI, e zbuloni tek Kosherja. /abcnews.al