Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo janë fejuar pas dy vitesh lidhjeje. Lajmin e ka bërë me dije vetë partneri i saj përmes një postimi në rrjete sociale. Ata shiheshin duke u puthur dhe përqafuar, ndërsa vinin në pah dhe unazën prej diamanti.
“Ajo tha PO @bellathorne”, shkroi Mascolo krahas fotove. “Faleminderit që je kaq e mrekullueshme. Të dua shumë. Yaay do të martohemi. Do të festojmë në Itali dhe Amerikë.”, tha më pas Mascoli në një video në Instastory.
Thorne dhe Mascolo u lidhën për herë të parë në Prill 2019, vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi ndarjen nga Mod Sun. Në qershor të atij viti, ata konfirmuan publikisht romancën e tyre ndërsa në shtator, dyshja debutoi në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Oldenburg në Gjermani. /abcnews.al



