Pa kaluar 24 orë nga plagosja e dyfishtë e së shtunës, mbrëmjen e sotme në Shkodër është shënuar një tjetër ngjarje kriminale. Një person është plagosur me armë zjarri. Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”.
Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se i plagosuri është Mikel Fusha. Ai është plagosur në këmbë. Po sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor autori është Elvis Lekndreu dhe po punohet për arrestimin e tij. Sipas policisë, dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës./ db/ Abcnews.al