Sokol Cikalleshi i ka dhënë fitoren ditën e sotme ekipit të tij, Konyaspor, kundër Alanyaspor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e pestë për këtë sezon, ndërkohë që pasimin perfekt e dhuroi një tjetër shqiptar.
Blerja e janarit, Zymer Bytyqi, asistoi për të dytën herë për Cikalleshin dhe ky i fundit nuk gaboi dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Sulmuesi e ka postuar golin në rrjetet sociale dhe aktori i humorit, moderator i shfaqjes “Kosherja” në ABC, Bes Kallaku, e ngacmon duke i shkruar “O kaptingol”.
Mes Cikalleshit dhe Besit ka një raport mjaft të mirë dhe shpesh ngacmohen në rrjetet Sociale. Gjithsesi nuk bie në sy vetëm ngacmimi, pasi sulmuesi e fton te kombëtarja e Shqipërisë Zymer Bytyqin, i cili spikati te Viking në Norvegji vjet.
Ai është grumbulluar edhe nga Kosova, në një miqësore me Suedinë në janar të vitit 2020. Anësori më parë ka qenë edhe pjesë e moshave të Norvegjisë, U19 dhe U21. Mbetet të shihet nëse trajneri Edy Reja do t’i hedhë sytë nga ai në të ardhmen. /abcnews.al
View this post on Instagram

