Ditën e djeshme në Portugali është shënuar një gol i rrallë dhe këtë e bëri një portier. U luajt ndeshja mes Varzim dhe Mafra, e vlefshme për javën e 25-të të ligës së dytë në Portugali.
Portieri i Varzim, Ricardo Nunes në minutën e 53-të të ndeshjes bëri një rivënie fundore në lëvizje dhe e goditi topin shumë fort.
Sfera përfundoi direkt në zonën kundërshtare e më pas kërceu lart, duke e gjetur të papërgatitur portierin kundërshtar dhe përfunduar në rrjetë. Ndeshja përfundoi 2-0 për Varzim. /abcnews.al
https://streamable.com/g7d59j

