Trajneri i Manceshter United, Ole Gunnar Solskjaer, është rikthyer të flasë për të ardhmen e Edinson Cavanit. Në prag të duelit me Leicester Cityt në çerekfinalet e FA CUP, tekniku sqaron se klubi e dëshiron sulmuesin veteran në ekip, por në fund do të jetë ai që do të vendosë.
“Ne po flasim me Eddyn. Ai është një sulmues i niveleve të larta dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë. Bisedimet me të po shkojnë shumë mirë. Ne duam një ekip sa më kompetitiv dhe kemi nevojë për dikë në sulm që të shënojë gola. Kështu që po përpiqemi që ai të rinovojë me ne”, deklaron norvegjezi.
Deklarata e Solskjaer vjen pas asaj të babait të uruguaianit, i cili prentendon se djali i tij nuk është i lumtur në Premier League dhe dëshiron të luajë për Boca Juniors. Deri në këtë fazë të sezonit 34-vjeçari numëron 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar shtatë gola e ka dhuruar dy asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al