Je pranë fundit të karrierës dhe dëshiron të sigurosh një kontratë fitimprurëse? Disa sezone në Kinë dhe llogaria bankare mbushet plot. Kështu ka qenë në vitet e fundit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.
Shpenzimet në Super Ligën e Kinës do të reduktohen duke nisur prej sezonit të ardhshëm. Harrojini rrogat e çmendura, klubet e elitës së futbollit kinez nuk do lejohen të shpenzojnë më shumë se 66 milion paund në sezon për rrogat e lojtarëve.
Ndërkohë, 8.6 milion paund (rreth 10 milion euro) është maksimumi i rrogës që mund të përfitojë një futbollist i huaj gjatë një sezoni futbollistik.
“Ne duhet të marrim masa për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të futbollit profesionist“, deklaroi presidenti i Federatës së futbollit të shtetit të madh aziatik. /abcnews.al