VIDEO/ Kate Middleton tërheq vëmendje me veshjen e zgjedhur nga Zara

schedule08:00 - 20 Mars, 2021

schedule 08:00 - 20 Mars, 2021

Dukesha e Kembrixhit dhe burri i saj, Princi William u bashkuan me udhëheqës të tjerë botërorë në ndarjen e një mesazhi të veçantë video me popullin e Irlandës.

Mirëpo, vëmendjen më të madhe tërhoqi veshja e tyre.

Middleton veshi një xhaketë me strukturë të dyfishtë nga Zara në ngjyrë të gjelbër molle, e cila fatkeqësisht tani është shitur. Ajo kompletoi pamjen me gjerdan ari nga Daniella Draper dhe vath të vegjël rrumbullak.

Ndërsa Princi William, u kombinua me gruan e tij në një triko të gjelbër të Polo Ralph Lauren për mesazhin e Ditës së Shën Patrikut./abcnews.al