Princ Harry është parë për të parën herë që nga intervista me Oprah Winfrey, me një biçikletë elektrike pranë shtëpisë së tij 10 milionë £, në Kaliforni.
Ai ishte në rrugë më një biçikletë shumë të shtrenjtë, i ndjekur nga një ekip sigurie.
Intervista e tij dhe Meghan me Oprah dy javë më parë, solli shumë reagime dhe kritika, duke lënë pezull lidhjen Princit me Familjen Mbretërore.
Por duket se Harry është lehtësur disi, pasi burime pranë Mbretëreshës Elizabeth thanë se ajo është ‘e trishtuar por jo e zemëruar’, për intervistën./abcnews.al