Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (AIC) në Itali ka shpërndarë çmimet për sezonin e shkuar dhe më i miri futbollist është përzgjedhur Cristiano Ronaldo. Edhe për femra kurorën e ka marrë një lojtarë e bardhezinjve, Cristiana Girelli.
Gian Piero Gasperini mori çmimin si trajneri i vitit, kurse Atalanta e tij si skuadra më e mirë. Daniele Orsato ishte ai që u vlerësua si gjyqtari më i mirë. Gjithashtu është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i Serie A.
Në portë Donnarumma nuk ka pasur rivalë, ndërsa në mbrojtje janë përzgjedhur për krahët Gosens dhe Theo Hernandez. Në qendër Bonucci dhe De Vrij, kurse në mesfushë tre emra mjaft cilësorë.
Bëhet fjalë për Barella, Gomez dhe Luis Alberto, kurse në sulm Ronaldo dhe Dybala mbështesin golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar, sulmuesin Ciro Immobile. /abcnews.al
Una squadra da sogno! ?
Ecco la Top 11 maschile del Gran Galà del Calcio AIC-Special Edition con i premi dell' @assocalciatori per la stagione 2019-20! ??#GGDC21 pic.twitter.com/Y4KlIRxpRI
— Gran Galà del Calcio AIC (@GranGalaAIC) March 19, 2021