“Ndërtesat po rrëshqasin”, Sazan Guri në ABC: Parqet e Tiranës janë kthyer në urbane

schedule20:59 - 19 Mars, 2021

schedule 20:59 - 19 Mars, 2021

Këtë mbrëmje në “Bardh a Zi” me Erion Kriston dhe Ornela Gaçen është “thirrur” në gjyq mjedisi. Ambientalisti Sazan Guri, ndër të tjera, ngriti shqetësimin se ata që dikur kanë qenë parqe natyrale tashmë janë kthyer në urbane.

Pesë parqet, ai i Tiranës, i Kasharit, i Paskuqanit, i Farkës dhe ai i Dajtit, sipas Gurit, një e nga një po kthehen në parqe urbane dhe kjo po sjell pasoja. Ai sjell në vëmendje sesi u ndërtua fillimisht tek parku i liqenit një kënd lojërash, e më pas “u shtuan “200-300 vepra urbane.”

“Ky është projekti 2011-12, pesë shkencëtarë të zgjedhur nga UNDP…parku natyror i Tiranës u kthye në park urban. Futën kokën me atë parkun e lodrave, pasi futën kokën, 200-300 vepra urbane. Dajtin urban, Farkën urban…”

Sazan Guri tregoi konkretisht se për shkak të ndërhyrjes, një lagje e tërë po rrëshqet në Farkë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!