Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra së fundmi nga presidenti serb Aleksander Vuçiç në lidhje me Kosovën. Ditën e djeshme, presidenti serb bëri në mediat e tij sociale një postim provokues për Kosovën. Ai publikoi hartën e Kosovës por mbi të ishte i ilustruar flamuri i Serbisë ndërsa shkruante se shteti i tij nuk është i dobët.
Deklaratat dhe gjestet e bëra Vuçiç, Basha thotë se nuk i shërbejnë bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, lideri i opozitës thekson se Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm.
Lexo edhe: “Provokacia” e Vuçiç, poston hartën e Kosovës me flamurin serb: Nuk harrojmë
Basha i cilëson “shfaqje nacionaliste” deklaratat e presidentit serb ndërsa shton se ato tregojnë qartë “qasjen destruktive të lidershipit të Serbisë.”
“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,” shkroi të enjten Vuçiç në postimin e tij në Instagram.
REAGIMI I PLOTË I BASHËS
Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.
Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë.
Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit…
Posted by Lulzim Basha on Friday, March 19, 2021