ODIHR vjen në Tiranë: Shpërndahemi në zonat e nxehta

schedule17:02 - 19 Mars, 2021

schedule 17:02 - 19 Mars, 2021

Më shumë se 250 vëzhgues të OSBE-ODIHR do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit.

Misioni mbërriti në Tiranë, dhe zotohet të lëvizë në zonat e nxehta, edhe pse ende nuk ka marrë në shqyrtim përplasjet mes palëve në Elbasan.

“Gjërat që kanë ndodhur para se ne të vinim këtu sigurisht që nuk janë jashtë radarit tonë, por ne duam të marrim informacione, kemi kapacitete që gjërat t’i shohim me sytë tanë. Nuk qëndrojmë në Tiranë thjesht për të parë ku do të ketë ngjarje”, tha ajo.

Vëmendje të posaçme do të ketë shitblerja e votës, një fenomen që raporti i fundit i ODIHR e vlerësoi si problem serioz.

36 ditë larg zgjedhjeve, shqiptarët nuk dinë se si do të jetë fleta e votimit, e për këtë shefja e misionit Gacek kërkoi shpejtësi.

“Gjithmonë kur ka ndryshime kjo përbën një sfidë për votuesit. Ne  do të shohim nga afër se si administrata zgjedhore do të ndihmojë zgjedhësit.  Kjo është pjesë standarde e punës sonë, për të parë se si do të shkojnë programet e edukimit të zgjedhësve nëse do të jenë të mjaftueshme që njerëzit ta hedhin votën korrekt pasi të jenë informuar mirë”, tha më tej ajo.

Konkluzionet e para mbi standardet e këtyre zgjedhjeve, vëzhguesit, do t’i japin menjëherë të hënën, një ditë pas zgjedhjeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!