Khabib Nurmagomedov ishte i qartë pas duelit të fituar kundër Justin Gaethje. Për të ishte dueli i tij i fundit në UFC dhe ky ishte një premtim që ia kishte dhënë nënës para se të luftonte dhe të merrte fitoren e 29-të.
“Kjo është ndeshja ime e fundit, nuk ka asnjë shans të kthehem pa babanë tim”, shprehej Khabib pasi doli nga oktagoni. Më pas pati shpresa për rikthimin e djaloshit nga Dagestani, për të marrë edhe fitoren e 30-të dhe për ta mbyllur përfundimisht.
29-0 it is.
He is ? officially retired. It was incredible to watch you work @TeamKhabib thank you for EVERYTHING and enjoy whatever is next my friend. pic.twitter.com/QeoSP12zw2
— danawhite (@danawhite) March 19, 2021
Presidenti i UFC, Dana White, u përpoq ta bindte të kthehej, por nuk ia ka dalë dot. Madje tani është dorëzuar dhe e shpreh diçka të tillë edhe përmes një postimi në “Twitter”, ku thekson se zyrtarisht Khabib e ma mbyllur me sportin e MMA.
“29-0 është. Ai është 100 për qind, zyrtarisht në pension. Ishte e pabesueshme t;ju shihja të punonit, Khabib. Faleminderit për gjithçka dhe shijo çfarëdo që të sjellë e ardhmja, miku im”, shkruan Dana White. /abcnews.al