Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Basha vesh jelekun tradicional: Rama iu ndau ca të nënës, ca të njerkës, me PD do ketë turizëm gjithë vitin

schedule13:35 - 19 Mars, 2021

schedule 13:35 - 19 Mars, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se do të mbajë premtimet për turizmin duke bërë që turizmi të mos jetë më vetëm në dy muaj të vitit por gjatë gjithë vitit. Ai deklaroi se kjo arrihet vetëm përmes pjesëmarrjes masive në votime, për të larguar të keqen e vendit. Kreu i PD theksoi se në rast se nuk do të realizohen premtimet, nuk do të kërkojë mandat të dytë. Teksa u ndal në një biznes në Gjirokastrës, Basha veshi edhe një jelek tradicional të zonës.

“Nuk ka gjë më të keqe se sa kur i ndan në të nënës dhe njerkës. Ne duam që njerëzit të dalin të votojnë se pa votuar nuk ndryshon gjë. Të dilnin dhe të votoni  masivisht se atë ditë e keni ju në dorë askush tjetër. A mund të vazhdohet më kështu apo ka ardhur koha për të ndryshuar.

Kemi një plan të detajuar për turizmin. Nuk mund të avancojë turizmi në Shqipëri kur qeveria e sheh si frut për t’ia dhënë dy tre oligarkëve. Do ketë turizëm jo vetëm në dy muaj por gjatë gjithë vitit. Është vota juaj që bën ndryshimin. Dhe zotohem që ato plane që kemi bërë do i vëmë në zbatim.

Kemi vite që angazhohemi për të hartuar planin e punës dhe vijmë tek ju themi nëse nuk e bëjmë nuk duam mandat të dytë. Ky është problemi sot në Shqipëri. Një qeveri ka marrë paratë por nuk ka dhënë produktin. Dhe unë dhe qeveria do të përgjigjemi dhe do vijmë të japim prapë llogari para jush”, tha Basha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!