62% e maceve flenë me pronarët e tyre të rritur dhe 13% flenë me fëmijët. Macet janë të lezetshme dhe është e natyrshme që doni t’i mbani afër duke i përqafuar, por nga ana tjetër, mund të sjellë rreziqe.
Më poshtë abcnews.al ju ka sjellë 5 arsye pse nuk duhet ta bëni në shtratin tuaj, macen.
1. Ato mund të kenë pleshta dhe parazitë të tjerë
Duke ndarë shtratin tuaj me macen mund të merrni ndonjë parazit prej tyre, si për shembull pleshtat. Një plesht i vetëm mund të jetojë në kafshën tuaj shtëpiake për 2 muaj dhe është shumë e vështirë për t’i hequr.
2. Ata mund të sjellin mbeturina të kutisë së urinimit në shtratin tuaj
Edhe macet më të pastra marrin përmes putrave mbeturina nga kutia e urinimit të maces. Kjo papastërti mund të përfundojë në shtratin tuaj duke ju sjellë rreziqe të tjera shëndetësore, informon abcnews.al
3. Ju mund të gërvishteni ose të kafshoheni
Macet do ju gërvishtin ose kafshojnë gjatë kohës që lëvizin nëpër çarçafët tuaj. Nëse janë duke fjetur dhe ju pa dashje i zgjoni, ata do të shpërthejnë dhe pasoja mund të jetë gërvishtje ose kafshim. Kjo ndodh shpesh, nëse keni një mace frikacake.
4. Mund të shkatërrojnë shtratin tuaj
Edhe pse gërvishtjet konsiderohen sjellje normale te macet, nuk është një ndjenjë e mirë që kur të ktheheni në shtëpi të shihni çarçafët dhe batanijet e shkatërruara. Për ta shmangur këtë, ju duhet të mos e lini macen të qëndrojë në shtratin tuaj, informon abcnews.al.
5. Nëse mësohen të flenë në shtratin tuaj, nuk do të largohen më
Nëse macja juaj mësohet të flejë në shtratin tuaj dhe ju krejt papritur vendosni të mos e lini më, macja do të fillojë të ketë sjellje jo të mira. Do të bëjë rrëmuja, do të shqyer karriget dhe perdet dhe shumë gjëra të tjerë duke treguar revoltë. Macet zakonisht nuk reagojnë mirë nëse papritmas u hiqni territorin./e.b-abcnews.al