Të bësh art me pe, 24-vjeçarja tregon se si e ktheu pasionin në biznes

schedule11:59 - 19 Mars, 2021

schedule 11:59 - 19 Mars, 2021

Xhudi Dodaj është bërë e njohur për punimet e saj të veçanta handmade. Prej tashmë një viti, ajo ka nisur të krijojë vëthë me dizajnë të ndryshme të punuara me grep. Rreth këtij pasioni, Xhudi tregoi detaje në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa.

Kam shumë qejf të qep me makinë, dhe bëra një bluzë. Bëra një jakë të madhe dhe thashë më duhet ta zbukuroj me diçka. Hap një video në Youtube dhe mësova disa rrathë, më mori disa ditë sepse megjithëse më duket një punë minimale tani, atëherë ishte shumë e vështirë.

Doja të bëja punë dore, kam punuar me shtiza dhe grepi më dukej i vështirë., pashë atë videon dhe nga aty lindi kështu avash avash.“, tregoi Xhudi duke shtuar më tej se dëshira për të realizuar një palë vëthë për vete e shtyu atë ta kthente pasionin në një biznes.

“Disa janë më të thjeshta për t’u bërë nëse janë njëdimensionale, disa janë tredimensionale dhe marrin më shumë kohë, plus që duhet të tregohesh e kujdesshme për t’i realizuar të dy njësoj.“, u shpreh ndër të tjera Xhudi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!