Kris Jenner thyen heshtjen dhe flet për divorcin e së bijës me Kanye West

schedule11:07 - 19 Mars, 2021

schedule 11:07 - 19 Mars, 2021

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave të huaja, pasi dhanë fund martesës pas më shumë se 6 vitesh. 40-vjeçarja bëri kërkesë për divorc në fund të muajit Shkurt, dhe ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak miqësore. Mediat kanë raportuar se ata nuk flasin më me njëri-tjetrin, dhe reperi ka ndryshuar numrat e telefonit, duke i lënë mundësi asaj për kontakt vetëm nëpërmjet sigurimit të tij.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin e ndarjes. Heshtjen e ka thyer e ëma e Kim-it, Kris Jenner. E pyetur lidhur me këtë çështje, ajo u shpreh: “Gjëja e mirë për familjen tonë është se ne jemi mbështetës për njëri-tjetrin, kështu që gjithçka që dua është që ata të jenë të lumtur. Kjo është ajo që dëshiroj si mama“, tha ajo.

Over:\u00A0Kanye and Kim began dating in 2012 and were engaged in 2013 before marrying in a lavish ceremony in May 2014

Megjithëse nuk dha asnjë detaj, Kris shtoi më tej: “Mendoj se të gjithë e duam këtë për familjet tona, të kemi dashurinë dhe vlerësimin për njëri-tjetrin dhe çdo gjë do bëhet mirë.”Kur u pyet nëse divorci i tyre do të trajtohet në sezonin e fundit të “KUWTK”, ajo tha: “Mendoj se është thjesht një çështje private. Kim dëshironte ta diskutonte këtë me familjen e saj në kohën e duhur, kështu që nuk kur të ndihet e sigurt ajo do të hapet për atë që dëshiron të tregojë.” /abcnews.al

Family:\u00A0TMZ reported that Kim officially filed for divorce from Kanye in February. The pair share four children together; North, seven, Chicago, three, Saint, five, and Psalm, one

Family: Keeping Up With The Kardashians is finally coming to an end after 20 seasons