Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lojë diplomacie në Lindjen e Mesme, teksa SHBA luftojnë, Kina fiton

schedule10:40 - 19 Mars, 2021

schedule 10:40 - 19 Mars, 2021

Nga Hasan Abdullah Ismaik, Newsweek

Ka një dallim shumë të madh mes SHBA-së dhe Kinës, një dallim që është parë nga e gjithë bota.

Në 25 Shkurt, Presidenti Joe Biden urdhëroi një seri sulmesh ajrore kundër Sirisë, duke dërguar një mesazh  mbi përfshirjen e Amerikës në Lindjen e Mesme. Vetëm 13 ditë më vonë, Presidenti Xi Jinping u takua me Presidentin Bashar al-Assad të Sirisë për t’i uruar atij një shërim të shpejtë pasi ky i  fundit u infektua me COVID-19.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Kina përfshihet në mënyrë proaktive në çështjet e Lindjes së Mesme.

Kinezët kanë ndërhyrë për më shumë se një dekadë në sferën ekonomike, politike dhe të sigurisë në rajon. Ata kanë siguruar aleanca kryesore dhe kanë fituar të drejtat për mallrat e çmuar. Si importuesi më i madh global i naftës bruto, Kina siguron gati gjysmën e furnizimit të saj të nevojshëm nga Lindja e Mesme.

Kina nuk kërkon të përhapë demokracinë ose të rrëzojë regjimet. Ajo synon të tregtojë dhe të bashkëpunojë me çdo komb në rajon duke ruajtur neutralitetin – një kontrast i mprehtë me ndërhyrjen perëndimore, raporton abcnews.al

Me më shumë se një duzinë marrëveshjesh partneriteti me kombe të ndryshme të Lindjes së Mesme, Kina është e pangopur. Kina kërkon partneritet të gjerë strategjik me vende të ndryshme pavarësisht nga angazhimet e sigurisë ose pozicionet politike.

Për më tepër, ajo kërkon të ruajë interesat e saj rajonalë duke ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të ndara dypalëshe bazuar në qëllime dhe jo në kërcënime, dhe përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ormani, për shembull,  në vitin 2017 mori një hua prej 3.5 miliard dollarësh nga institucionet kryesore financiare kineze për të kompensuar çmimet e ngadalta të naftës atë vit.  Që nga viti 2015 Kina ka investuar gjithashtu një shumë bujare prej 10.87 miliardë dollarësh në Iran, 13.93 miliardë dollarë në Egjipt dhe 8 miliardë dollarë në Kuvajt.

Kinezët kanë ndërtuar rrugë, porte, ura, stadiume, rafineri dhe linja hekurudhore në të gjithë Lindjen e Mesme. Në krahasim me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë  dërguar mesazhe konfuze përmes tërheqjeve të trupave ushtarakë, investimesh, dhe fushatash bombardimesh.

Si kombi më i fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara ende admirohen dhe shihen me zili nga Lindja e  Mesme.

Njerëzit e rajonit konsumojnë produkte amerikane, preferojnë median dhe kulturën amerikane në një shkallë shumë më të madhe sesa ato të Kinës.

Por Kina në shumë mënyra plotëson boshllëkun e lënë nga SHBA.

Strategjia e Kinës për Lindjen e Mesme nuk është një strategji e vetme rajonale, por më tepër një “portofol investimesh” përmes të cilit Pekini përqendrohet në interesat e tij kombëtarë në secilin vend, dhe në marrëdhëniet ekonomike në veçanti.

Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në mënyrë aktive me vendet në rajon dhe të krijojnë një rrugë të re, të lirë nga kontradiktat dhe ngërçet e së  kaluarës.

Partneriteti me Bashkimin Europian për të siguruar mundësi investimi do të ishte një hap në drejtimin e duhur.

Kjo është një lojë me shumë zero. Humbjet e Amerikës do të jenë fitimet e Kinës. Lindja e Mesme është ende në kërkim të marrëveshjeve të dobishme reciprokisht, por sa më gjatë që Shtetet e Bashkuara të mënjanohen aq më shumë Kina do të përpiqet të krijojë hapësira e qasje në rajonet e pasura me burime, raporton abcnews.al

Kjo duhet të marrë fund.

Populli i Lindjes së Mesme ka vuajtur nga tensione të padobishme gjeopolitike për një kohë të gjatë. Lufta është bërë një ngjarje sezonale, me shumicën e të rinjve të sotëm të paaftë për të kujtuar një kohë pa një konflikt në atdheun e tyre. Pavarësisht nga jetëgjatësia e këtyre mosmarrëveshjeve, Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë për të treguar për përpjekjet e tyre.

Në Lindjen e Mesme ka shumë banorë që kanë mungesë ilaçesh, kanalizimi , ushqimi dhe madje uji të pijshëm. Perëndimi duhet të ndihmojë Lindjen e Mesme duke i siguruar këto nevoja, në krahasim me ndërtimin e linjave hekurudhore dhe stadiumeve nga Pekini.

Në vend që të hedhin bomba në një Siri tashmë të gjymtuar, Shtetet e Bashkuara mund të përdorin rrjetin e tyre të aleatëve dhe burimeve për të ndihmuar vendin.

Amerika dhe Perëndimi duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Lindjes së Mesme, dhe të bashkëpunojnë më Kinën për përmirësimin e situatës në vend. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!