Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, Majko: Sovraniteti i Kosovës garantohet nga NATO

schedule08:23 - 19 Mars, 2021

schedule 08:23 - 19 Mars, 2021

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi në rrjetet sociale hartën e Kosovës me flamurin serb.

Majko në një shënim shkruan se me këtë publikim presidenti serb tregoi se i pëlqen papajtueshmëria. Ministri thekson se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami”, shkruan Majko.

Reagimi i plotë nga Pandeli Majko:

Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!