Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira te herë pas herëshme dominojnë vendin tonë gjatë paradites duke sjellë reshje të izoluara në veri dhe pjesërisht në zonat lindore të vendit.
Mesdita dhe pasditja do të diktojnëkryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por nuk ndyshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 13°C.
LEXO EDHE: Reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës, zonat që preken
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë pradites. Por mesdita sjellë kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke rrezikuar reshje të pakta në veri dhe perëndim të saj.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë republikën e MV./abcnews.al