Gjendet një kufomë e dekompozuar në Lezhë.
Sipas policisë kufoma është gjetur në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes” në gjendje të parregullt nga ana strukturore. Ndërkohë nga verifikimet e para mësohet se viktima është Angjelina Gjoka 63-vjeçe, banuese në Lezhë.
63-vjeçarja ishte shpallur e humbur nga bashkëshorti i saj, Ll. Gjoka në datë 25.02.2021, i cili kishte bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.
Sakaq grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.
/abcnews.al/