Nënë për herë të parë, Afërdita tregon çdo detaj për të birin e sapolindur

schedule17:55 - 18 Mars, 2021

schedule 17:55 - 18 Mars, 2021

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë para dy ditësh. Ajo solli në jetë një djalë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur përmes një foto,  në të cilën shihej përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Çifti vendosi ta pagëzojë të birin me emrin Blue Sky, si për t’i treguar të birit dashurinë e tyre të madhe sa qielli i pafundëm.

Sot, Afërdita ka publikuar çdo të dhënë tjetër nga lindja e djalit, duke na shuar të gjithëve kuriozitetin e madh. Ajo ka treguar datën dhe orën e saktë, peshën dhe gjatësinë e të voglit./abcnews.al