Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha në ABC: Rama po zbraz kryeministrinë nga frika e humbjes, fushata e Bashës simbol qytetarie

schedule12:47 - 18 Mars, 2021

schedule 12:47 - 18 Mars, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në ABC se kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur të boshatisë zyrën për shkak se e ndjen që do humbasë. Berisha u shpreh se Rama po nis materialet e zyrës drejt Surrelit pasi po përgatitet për disfatë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Edi Rama po boshatis kryeministrinë. Ai brendinë e kryeministrisë e ka nisur drejt Surrelit. Edi Rama po përgatitet për disfatë. Nuk ka forcë që mund të mposhtë një komisioner që vendos të mbrojë votë. Mbrojtja e votës në këto zgjedhje është vendimtare për Shqipërinë, përndryshe këtu përsëritet 20 Shkurti por edhe më i ashpër. Rama ka zbrazur kryeministrinë. Këto janë punë të brendshme të tij, nuk më intereson shumë”, u shpreh Berisha.

Berisha e cilësoi fushatën e kryedemokratit Lulzim Basha një simbol të vlerave qytetare.

“Unë mendoj që PD është tërësisht e pandikuar nga brutaliteti dhe shëmtira e provokacionit të Edi Ramës. Fushatë e Lulzim Bashës është sinfoni e vlerave qytetare dhe për qytetarët. Nuk kam konstatuar që Basha t’i përgjigjet Ramës me monedhën e tij. Kur paraqet kandidatët e PD, Rama sillet ndaj një zonje si njeri që nuk ka familje, sillet si më ordineri i ordinerëve. Nuk besoj që ke konstatuar te Lulzim Basha një sjellje të tillë. Basha do të ndjekë fushatën e qytetëruar duke e shndërruar në festival të votës së lirë”, u shpreh ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!