Berisha: Rama donte copëtimin e Kosovës, spastroi të gjithë veriun nga administrata

schedule12:32 - 18 Mars, 2021

schedule 12:32 - 18 Mars, 2021

Sali Berisha i ftuar në studion e ABC këtë të enjte me gazetaren Juli Xhokaxhi ka theksuar se fitorja është e sigurtë.

Ish kryeministri ka theksuar se Edi Rama ka dështuar në çdo rrugëtim të tillë dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e papranueshme se si Rama është shndërruar në armikun e kombit, sipas tij ai donte të copëtonte Kosovën.

“Nuk ndodh që me 25 prill Edi Ramës shqiptarët të mos i kenë dhënë duart një herë e përgjithmonë, kjo ndihet në çdo skaj dhe në çdo takim. E ndjen Rama që i ka rënë një vrug që ndonjëherë të krijon përshtypjen që mezi po merr frymë.

 Sot Edi Rama është i vetëdijshëm 100% se pas dështimeve 8 vjeçare të mirëfillta për të mbajtur premtimet e tij. Sot Rama për të gjithë patriotet është një armik, njeriu që donte të copëtonte Kosovën, që urren veriun e Shqipërisë që ka copëtuar dhe spastruar të gjithë zyrtarët nga veriu nga të gjithë institucionet.

 Që nga koha e Lidhjes së Prizrenit nuk ka ndodhur një regjim i tillë që të përzësh çdo person nga veriu në krye të institucioneve.  Edi Rama e di se një gjë e tillë nuk e prano askush, shqiptarët patriotë nuk e pranojnë Ramën.

Është i dënuar me dënim kapital politik, si i mbytur po kapet në tentakulat e krimit.

Por a mund të shpëtojë njeriu ashtu?”, ka thënë ish kryeministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!