Vetingu në Politikë/ Berisha: Për mua të nisë që nesër

schedule22:27 - 13 Shtator, 2018

schedule 22:27 - 13 Shtator, 2018

Ish- kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur në studion e emisionit “Opinion” propozimin e opozitës për vetting të politikanëve, por që është kundërshtuar nga mazhoranca. Duke pranuar pa hezitim që vettingu të nisë nga vetja e tij, ish kryeministri tha se vettingu i politikanëve është ligji është fondamental, pasi askush më shumë se politikanët nuk  mund të përdorë pushtetin për t’u pasuruar.

Berisha: Çdo njeri që të ketë fshehur pasuri duke shfrytëzuar pushtetin le të largohet.

Fevziu: A keni frikë për vete?

Berisha: Unë 1 mijë vetingje po deshët

Berisha: Vetingu i politikanëve ligji është fondamental sepse 100 herë i kam thënë vetes, kush ka mundësi të ëprdorë pushtetin më shumë se politikanët për t’u pasusruar, vetingu është i dobishëm për të kontrolluar pasuritë. A ka gjë në botë që fut në thes sarajet e Surrelit.

Kush do e bëjë vetingun?

Berisha:  E përcakton ligji.

Politika do pastorjë veten? Kush është arbitri?

Berisha:  Ligji do përcaktojë arbitrin

Tani do besojmë se politika do vetëpastrohet? Pse nuk kërkoni ndihmë nga SHBA e BE për këtë proces?

Berisha:  Ne nuk e përjashtojmë këtë që thoni ju.

Fevziu: Po të bërit veting me thashethem dhe atë që thuhet rrugëve s’ka vetting në Shqipëri, si e mendoni?

Verifikim i pasurive dhe lidhjeve me krimin. Kush do e zgjedhë ata që zgjidhni ju, do u kontrollojnë ju?

Berisha:  Të biem dakord a duhen kontrolluar politikanët?

Po.

/abcnews.al