Erion Isai ka marrë surprizën më të bukur në përvjetorin e 10-të të dashurisë me Ajlin Petrelën. Partnerja e tij e ka surprizuar aktorin në këtë ditë të veçantë duke u veshur me fustanin e bardhë. Pak kohë më parë, Erioni u shpreh se kishin planifikuar një dasmë në 2020-ën por planet i prishi pandemia.
Por, më në fund ata kanë arritur të realizojnë një ceremoni, për të cilën kishin shprehur dëshirën prej kohësh. Disa fotografi nga ceremonia i ka ndarë dhe Erioni në Instagram:“10 vjet bashkë @ajlin_petrela. Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time 3 vajzat e mia. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar, e me plot dashuri.”
Ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë vitin që lamë pas. Vajza e tij e madhe, Ajër e cila erdhi në jetë në 2016-ën u bë me një motër me emrin e veçantë, E’dua. Kujtojmë që Isai është tërhequr nga aktrimi, pasi u bë kryetar i Bashkisë së Kolonjës. /abcnews.al