Flutura Açka, kandidate e Partisë Demokratike në Elbasan, pas marshimit si një mesazh kundër dhunës, të zhvilluar me gratë në këtë zonë shprehet se qytetarët meritojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
Ndërsa e konsideron Elbasanin djepin e qytetërimit, Açka nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjetin social “Facebook” shprehet se qyteti i luleve, Elbasani nuk meriton armiqësi dhe dhunë, por vetëm qetësi e qytetari.
Lexo edhe: VIDEO/ “Grushte në vend të ballokumeve në Ditën e Verës në Elbasan”, hap pas hapi, si ndodhi sherri
Kujtojmë se në Elbasan “Ditën e Verës” pati përplasje mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialistëve.
“Elbasani meriton qetësi! Elbasani…Djepi i arsimit, qyteti i luleve dhe art i fjalës e komunikimit, meriton qytetari dhe dituri, pa dhunë e pa armiqësi…me ne një të ardhme plot begati…”, shkruan Açka.
/abcnews.al/