Disiplina/ Rast i rrallë, Superiorja “vaj”! Dënohet fusha e Shkumbinit

schedule18:54 - 17 Mars, 2021

schedule 18:54 - 17 Mars, 2021

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme në lidhje me ngjarjet e ndodhura në fundjavë. Asnjë ngjarje negative në Kategorinë Superiore, një gjë e rrallë. Dënime lojtarësh te Besëlidhja dhe Tërbuni, teksa klubi i Shkumbinit dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve në fushë asnjanëse për mos garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1. Lojtari i SHS Besëlidhja, Arenc Dibra, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
3. Lojtari i FK Tërbuni, Fatjon Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Lojtari i FK Tërbuni, Migen Metani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i SHS Përmeti, Orgest Todhe, për lojë të rëndë, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i FK Memaliaj, Denis Mema, për provokim ndaj publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. KF Laçi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë neneve 64/2 dhe 64/5 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
8. Shkëndija C.T U-19, për mosparaqitje në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, Grupi A, kundër Besëlidhja U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.
9. Lojtari i Labëria Fc, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i KF Bylis, Myrto Brahaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. FK Kukësi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër Iliria U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
12. FK Kukësi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër Iliria U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
13. Zyrtari i KF Laçi U-21, Klevis Hima, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i FK Dinamo U-21, Niven Feci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i FK Dinamo U-21, Xhulio Berisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. KF Luftëtari U-15, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të Neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
17. KS Korabi U-19, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë U-19, kundër Ilira U-19, në bazë të Neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
18. Vllaznimi Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Vajzave, Kategoria Pionere, kundër Olimpiku Durrës, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Iliria U-19, Ernik Paloka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Durrësi 04 U-19, Mateo Hasibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
21. Rrëzimin e kërkesës së Shënkolli, në lidhje me lojtarin Santino Pica, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Bylis, Xhoi Carkanji, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
23. Mospranimin e kërkesës së KF Delvina, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!