“Keqardhje për eliminimin”, Daja: E dominuam Laçin, më kënaq loja e skuadrës

schedule16:33 - 17 Mars, 2021

schedule 16:33 - 17 Mars, 2021

Partizani nuk ia doli sot ndaj Laçit dhe u eliminua pas gjuajtjeve të penalltive, kur i gjithë takimi u mbyll në barazim pa gola. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i të kuqve, Ilir Daja, që shfaqi keqardhje për eliminimin, por e ngushëllon shumë loja e skuadrës.

“Në ndeshje të tilla i mendon të gjitha, fillimisht mendon të bësh lojë të mirë në 90 minuta. Në pjesën e dytë ishim shumë mirë, na mungoi vetëm finalizimi. Kishim ardhur për kualifikim, por nuk arritëm. Më kënaq loja e sotme, kemi dominuar në çdo aspekt Laçin kryesuesin e renditjes së kampionatit. Ka keqardhje për eliminimin, por loja që bëmë sot është garanci për vazhdimësinë.

Nuk dua ë merrem me arbitrat. E kam dalluar që në lojë se ishte penallti. Është shtyrje e qartë e Ignjatoviç ndaj Çinarit. Janë edhe dy raste të tjerë që duhen diskutuar, por përtej kësaj marrim forcë dhe moral për faktin se dominuam lojën gjithë pjesën e dytë dhe shtesën 30 minutëshe. Merkato e janari nuk ka hapësirat e duhura.

Mundet të ketë ndonjë bingo. Kemi afruar Junior, që do na ndihmojë në ndeshjen e radhës. Sot nuk mungoi bomberi sepse sulmuesit tanë kanë shënuar rregullisht. Nëse do ishte Junior ose Hasani do na ndihmonin ndoshta në finalizim. Nëse bëjmë këtë lojë dhe i marrim ndeshjet një nga një, besoj se gjërat do jenë në anën tonë”, u shpreh Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!