Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, dosja kalon për gjykim, dy të pandehur

schedule16:21 - 17 Mars, 2021

schedule 16:21 - 17 Mars, 2021

Pas më shumë se 1 viti nga atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, dosja kundër dy të pandehurve ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Të pandehurit për atentatin në datë 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Nga atentati mbetën të plagosur Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, ndërsa shoferi i prokurorit, Andi Maloku humbi jetën në spital si pasojë e breshërisë së plumbave që u zbrazën.

Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionarëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!