Këngëtarja e njohur, Rihanna ka blerë një rezidencë prej 13.8 milionë dollarësh në malet mbi Beverly Hills.
Sipas Dirt.com, shtëpia moderne prej 7,600 metrash katrorë përmban pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo.
Gjithashtu përfshin kuzhinë, koktej bar, banjë spa dhe zona të zyrtare të jetesës dhe familjes me dysheme lisi francize. Projektuar për argëtim, oborri qendror të çon në një hapësirë të jashtme me shumë nivele me një tarracë, pishinë, etj.
Rezidenca e ndërtuar në vitet 1930, dikur ishte në pronësi të Mary Sheldon, vajza e krijuesit të “I Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon. Ndërsa në vitin 2016, shtëpia u shit për 4.3 milionë dollarë sipërmarrësit dhe investitorit Daniel Starr, i cili shpenzoi miliona për ta rindërtuar atë nga e para.
Rihanna nuk është vetëm në këtë zonë, pasi disa nga fqinjët e saj janë edhe disa kolegë më në zë si McCartney, Mariah Carey dhe Madonna. /abcnews.al