Nga kritikat për emrin e vajzës, lindja tek beteja me virusin: Elita Rudi rrëfehet për ndjekësit

schedule14:28 - 17 Mars, 2021

schedule 14:28 - 17 Mars, 2021

Elita Rudi mirëpriti fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Gjiko në fillim të këtij muaji. Djali i tyre dy vjeçar, Zëri u bë me një motër me emrin e veçantë, Bota. Dyshja zbuluan portretin e së voglës kur dhanë lajmin, ndërsa së fundmi Elita ka ndarë detaje nga lindja. Ajo ka treguar se ka lindur me operacion për shkak se “doktori nuk ma lejonte sepse ishte shumë kohë e shkurtër nga operimi me Zërin”.

Me Zërin operimin e kam përballuar më lehtë ndërsa shërimin pak më vështirë. Me Botën, operimin më vështirë sepse kë ka ardhur gjatë gjithë kohës të vjella por shërimin shumë të lehtë.”, ka shkruar Elita. Emrin e veçantë Bota, moderatorja ka zbuluar se ia ka vendosur reperi ndërsa iu përgjigj gjithashtu dhe kritikave për emrin.

“I kisha pyetur ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emri Ylli, Marsi, Verea (Venus), Bora, Dielli etj dhe jo Bota?!” Ndër të tjera, Elita ka zbuluar se ka qenë e infektuar me koronavirus pak javë para se të lindte vajzën. Ajo thotë se e ka kaluar lehtë, vetëm me humbjen e nuhatjes dhe shijes. “Poo e kalova 3-4 javë para se të lindjja, dmth votova nga shtëpia.”

Më tej, ajo ka rrëfyer dhe sfidat me të cilat përballen duke qenë se tashmë ëhstë bërë me dy fëmijë. Moderatorja shton se ndihet e bekuar për faktin se Gjiko e ndihmon shumë. “Mund të them që është shumë e rëndësishme që me partnerin të punoni si ekip dhe ta ndihmoni njëri-tjetrin“, ka shkruar ndër të tjera Elita. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!