6 gjëra që mund t’ju ndodhin nëse kafshoni thonjtë tuaj

schedule13:10 - 17 Mars, 2021

schedule 13:10 - 17 Mars, 2021

Ne shpesh kafshojmë thonjtë kur jemi të mërzitur, të stresuar ose kur duam të mbajmë duart e zëna. Studimet tregojnë se deri në 30% e popullsisë së botës e bën këtë gjë. Fatkeqësisht, ky zakon është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Më poshtë abcneës.al ju ka sjellë disa arsye pse duhet të ndaloni së kafshuari thonjtë sa më shpejt të jetë e mundur.

1. Mund të dëmtojë dhëmbët tanë

Dhëmbët tuaj mund të jenë më të fortë sesa thonjtë, por kafshimi tyre mund të rezultojë në dëmtime të përhershme të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Jo vetëm që i bën të gërvishten, por edhe mund t’i lëvizë nga vendi, duke shkaktuar rënien e tyre.

2. Mund të shkaktojë erë të të keqe të gojës

Është pothuajse e pamundur të heqim të gjitha mikrobet dhe papastërtitë nga thonjtë tanë, edhe pse i lajmë shpesh duart. Kjo do të thotë që bakteret e fshehura nën thonj kanë një qasje më të lehtë në gojë kur i kafshoni ato me dhëmbë. Këto baktere shumohen në gojë duke shkaktuar sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës, informon abcnews.al.

3. Mund të çojë në diarre

Bakteret që jetojnë në gojën tonë janë mjaft të këqija, por mikrobet që marrim nga kafshimi i shpeshtë i thonjve mund të gjejnë rrugën e tyre në zorrë. Këto mikrobe mund të shkaktojnë infeksione gastro-intestinale që mund të rezultojnë në dhimbje barku dhe diarre.

4. Mund t’ju ​​bëjë më të prirur për t’u ftohur

Çdo aktivitet që përfshin prekjen e fytyrës rrit shanset tona për përhapjen e sëmundjeve Njerëzit i kafshojnë thonjtë në mënyrë të pavetëdijshme, dhe priren për kontalt mikrobik, duke bërë që të ftoheni më shpejt, informon abcnews.al.

5. Mund të çojë në lytha të ftyrës

Kafshimi i thonjve tanë gjithashtu mund të shkaktojë thyerje mikroskopike në lëkurën rreth thonjve tanë, ku mund të hyjnë viruse që shkaktojnë lytha, veçanërisht pranë buzëve, kur ndodh kontakti me fytyrën.

6. Mund të na japë dhimbje koke kronike

Njerëzit që kafshojnë thonjtë e tyre gjithashtu kanë mundësi të mëdha për të zhvilluar bruksizëm, ose kërcitje të paqëllimtë të dhëmbëve. Ata me bruksizëm mund të përjetojnë dhimbje në nofull, muskuj të tensionuar, dhimbje rreth fytyrës dhe dhimbje koke kronike./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!